De Biasi falënderon lojtarët e Kombëtares në gjuhën shqipe

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, në një mesazh që u ka dërguar lojtarëve të vetë i ka falënderuar në gjuhën shqipe. De Biasi një ditë para ndeshjes me Armeninë u pajisë me pasaportën shqiptare. Pas fitores me Armeninë, me rezultat 2:1, e cila ishte tejet e rëndësishme për Shqipërinë, De Biasi u ka shkruar një mesazh falënderimi të gjithë lojtarëve të vetë në gjuhën shqipe.

Ja mesazhi i plotë i De Biasit:

“Përshëndetje djema! Dëshiroj t’ju falënderoj për performancen e se dielës. Pas dizavantazhit fillestar nuk ishte e lehte te rifitonim këtë ndeshje! Por, me durim dhe një ndeshje cilësore, pavarësisht nga fati ters ne topat e qëlluar dhe gjuajtjet e shumta drejt portës, me në fund fitorja mbërriti për skuadrën tonë. Një fitore qe na bën të kemi një vazhdim , te pamposhtur ne fushe dhe ne pritje te vendimit te CAS ne Lozane, duke pare me besim te ardhmen! Rruga është akoma e gjate dhe e vështire, por nëse do t’ia dalim te luajmë dhe te fitojmë ne fushe me te njëjtën cilësi dhe vendosmëri te kësaj pjese te pare , do te kemi mundësi ne te ardhmen te luajmë te gjitha shanset tona…. Faleminderit dhe nje kampionat te mbare te gjithëve!!! GDB”.