De Biasi dhe Duka marrin pjesë në varrimin e babait të Mavrajt

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, janë duke marr pjesë në varrimin e babait të futbollistit Mergim Mavrajt.

Anëtarit të skuadrës gjermane Koln, dje i ka vdekur babai gjatë orëve të para të ditës së premte. Varrimi i të ndjerit është bërë sot në fshatin Saradan të Istogut.