Dasmorët e Drenicës e kallin atmosferën në sheshin e Skenderajt (FOTO)

Tashmë disa vite është bërë traditë që dasmat në qytetin e Skenderajt të kenë një ndalesë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të vallëzuar.

Një ndalesë e tillë e dasmorëve ishte edhe sot, ku gjithë dasmorët së bashku më qiftin e dasmës u ndalën për disa minuta në sheshin e Skenderajt e ku daullet dhe vallja nuk pushonin./DRENICA PRESS/