Dasma në Drenicë: Bekim Jashari, Veseli e Lushtaku këndojnë këngë patriotike me Afrim Muçiqin (Foto/Video)

Një dasmë e familjes Geci në Drenicë i ka bërë bashkë politikanë dhe anëtarë të familjes Jashari.

Të pranishëm aty ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Andin Hoti, së bashku me kandidatin e pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari.

Në dasmën e Drenicës, Bekim Jashari, Veseli e Lushtaku ia thanë këngëve patriotike me Afrim Muçiqin.

Bekim Jashari, i cili për herë të parë vendosi që të kandidojë në një garë politike, mori mbështetjen e partive në pushtet që të mos nxjerrin kundërkandidat ndaj tij për zgjedhjet komunale të 22 tetorit. /Express