Dalin telashe në ndërtimin e kanalizimit fekal për tri fshatra të Skenderajt

U dha tenderi për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatra Likovc-Abri-Mugë, në Skenderaj por dhënia e këtij tenderi po kundërshtohet, shkruan Ndërtimi.info

Një kundërshtim po vie nga konzoriciumi “ILEAA-GR”Sh.P.K & “ALB TIEFBAU” Sh.P.K, të cilët po pretendojnë se Komuna e Skenderajt gjatë përzgjedhjes së kompanisë fituese “Graniti Com”Sh.P.K & N.N “INFRA PLUS” ka bërë shkelje të nenit 7 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Ankuesit në ankesën drejtuar Gjykatës së Tenderëve kanë cilësuar se kjo kompani është e papërgjegjshme.

Ky konstatim po vie, pasi që siç thuhet në ankesën e tyre, gjatë qasjes në dokumentacionin tenderik, janë vërejtur se konzorciumi fitues nuk ka pas referenca në lëminë e kërkuar, atë për kanalizim fekal apo punë të natyrës së ngjashme në të cilën mund të përfshihen maksimum kanalizimi atmosferik.

Ankesa për tenderin “Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatra Likovc-Abri-Murgë L= 56000m”.