Dajaku tregon se pse Drenica mund ta fitojë Kupën

Sot në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Çiftet gjysmëfinaliste ishin:

Drenica – Vëllaznimi

Prishtina – Vushtrria.

Pas tërheqjes së shortit të Kupës së Kosovës, futbollisti i Drenicës, Taulant Dajaku ka folur për ‘GazetaBlic’ rreth takimit me Vëllaznimin.

“Është ekip më traditë në Kosovë, ne kemi repsekt për Vëllaznimin, do jetë një gjysmëfinale e fortë pasi edhe ata sikurse dhe ne kemi ardhur deri në këtë pikë me lojëra të mira”, tha fillimisht mesfushori.

“Do shpresojë shumë se ne do dalim triumfues në takimet gjysmëfinale dhe të enderrojmë një finale të madhe që ne fund do na mbushte vitrinën e klubit me një kupë Kosove. Kemi ekipin e duhur këtë vit, për këtë gjë besoj shumë”, përfundoi Dajaku për ‘GazetaBlic’.

Vlen të theksohet se ndeshjet e para zhvillohen më 4 prill, kurse ndeshjet e kthimit me 18 prill.

Lexo tjetër  Trajneri i Përfaqësues së Kosovës e fton lojtarin e Drenicës