Daçiq: Negociatat Kosovë-Serbi kanë kontribuar në rajon

Perspektiva e përbashkët evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka bërë që të ketë një kontribut të madh në mesin e këtyre vendeve për të bashkëpunuar dhe ecur përpara së bashku,.
Keshtu ka thënë Ivica Daçiq, Ministër i Punëve të Jashtme I Serbisë, në një konferencë për media në Split të Kroacisë.
Daciq ka shtuar se negociatat Kosovë Serbi kanë kontribuar poashtu, transmeton Indeksonline.
“Një ndër faktorët kyq të këtij progresi ka qenë edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Ivica Daçiq.
Sipas Daçiq, synim i diplomacisë serbe është anëtarësimi në BE, përderisa traditat e bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Rusinë nuk do të cënohen nga ky fakt.
Daciq ka shtuar se Serbia po punon në hapjen e disa proceseve negociuse.
“Po punojmë shumë që të forcojmë bashkëpunimin dhe lidhjet tona me vendet e regjitonit në aspektin e ekonomisë, transportit, energjisë dhe infrastrukturës”, ka deklaruar Daciq. /Indeksonline/