Çrregullimi i ri i të ngrënit

Ortoreksia nervore, “çrregullimi i të ngrënit të shëndetshëm” e ka marrë emrin nga fjala greke “ortho” që do të thotë “e saktë” ose “korrekte”. Fokusi i tepruar tek ushqimi mund të vihet re sot te disa njerëz që bëjnë stil jetese “të pastër”. Mjeku amerikan, Steven Bratman e zyrtarizoi termin në 1997-n, pas eksperiencës vetjake që pati në Nju-Jork, ku zhvilloi një obsesion të pashëndetshëm me të ngrënit e ushqimit “të duhur”.

“Gjithçka që mund të mendoja ishte ushqimi… E kisha tmerrësisht të vështirë që të çlirohesha. Ndihesha i joshur nga të ngrënit në mënyrën e duhur”. Përshkrimi i tij krijon paralele me modelet moderne të dietave, që premtojnë shëndet superior, përmes kufizimit të grupeve ushqimore pa arsye mjekësore, ose pa një shpjegim shkencor të arsyeshëm.

Ndjekësit e ushqimeve të shëndetshme mund t’u përmbahen rregullave strikte. Këto ushqime nuk nxehen kurrë mbi 44 gradë celsius dhe enzimat mbeten të paprekura. Nuk lejohet gluteni, yndyrna ose sheqeri.

Edhe pse nuk ka një vijë të qartë që të ndajë të ngrënit e shëndetshëm dhe ortoreksinë nervore, kjo e fundit mund të përkufizohet si një gjendje e krijuar kur, të ngrënit “e shëndetshëm” shkakton distres të madh, ose pasoja negative në jetën e dikujt.

Ata mund të hanë një copë bukë, të bëhen ankthiozë për vaktin e radhës, ose të hanë vetëm në shtëpi, aty ku “superushqimi” i tyre të mund të kontrollohet lehtë. Këto sjellje mund të kenë një impakt të rëndësishëm tek marrëdhëniet me familjarët dhe miqtë, por edhe tek shëndeti mendor.

Ortoreksia nervoze nuk njihet klinikisht, por kërkuesit kanë zhvilluar pyetësorë për popullata të ndryshme për të krijuar një ide për prevalencën e saj.

Dy pyetje të përfshira në pyetësor janë: “A të shqetëson mendimi për ushqimin më tepër se 3 orë në ditë” dhe “A ndiheni në faj kur i thyeni rregullat e të ngrënit të shëndetshëm?”. Testi Bratman mund të përdoret nga të gjithë për të kontrolluar tendencat për ortoreksi nervore.