Cristiano Jr në gjurmët e babait të tij C. Ronaldos (FOTO)

Cristiano Ronaldo nuk ka kundërshtarë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Portugezi është filmuar duke u stërvitur me djalin e tij 4 vjeç ku të dy bëjnë gara kush bën më shumë ushtrime për barkun.

28B8F34200000578-3083698-image-a-55_1431715809538CR7 është shprehur më parë se do të ishte i lumtur nëse djali i tij bëhet futbollist, por ai do të jetë sërish krenar edhe nëse nuk ndjek hapat e babait të tij. “Do të doja që ai ta pëlqejë futbollit, që të jetë pasuesi im, por do të shohim çfarë do të ndodhë. Djalim im do të bëhet ç’të dojë”, shprehet Ronaldo.

28B8F33A00000578-3083698-image-m-64_1431716142595Ronaldo u bë baba në vitin 2010 dhe ai thotë se kjo e ka ndryshuar për mirë. Identiteti i nënës së Cristiano Jr nuk është zbuluar, por në 2011 u raportuar se bëhej fjalë për një student angleze 20-vjeçare e cila është paguar 15 milionë dollarë për të hequr dorë të drejtat si prind.  Pasuria e Ronaldo përllogaritet rreth 250 milionë dollarë.