Çollaku, delegacionit rumun: Duhet ta njihni Republikën e Kosovës

 

Bekim Çollaku, ministër për Integrim Europian të Kosovës, ka pritur në një takim, një grup të vizitorëve nga Rumania, përfaqësues nga qeveria, parlamenti, media dhe shoqëria civile.
Para tyre ministri Çollaku paraqiti argumente se pse Rumania, sikurse edhe vendet tjera të BE që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duhet të njohin pavarsinë e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim minsitri Çollaku ka nënvizuar se njohja do të ndihmoj përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve dhe do të kishte rezulate pozitive si në aspektin ekonomik, tregtar, shkëmbimin kulturor etj.