Çokollatë aromatike

Një recetë e shijshme e çokollatës aromatike për pranverë!
Përbërësit për 10 persona:

400 g çokollatë e zezë
2 filxhan të vegjël kafe e zezë
6 vezë
4 lugë vanilje
70 g sheqer

Përgatitja:
Çokollata duhet copëtuar dhe bashkë me kafen shkrihen në avull. Të bardhat e vezëve ndahen dhe lihen anash, ndërsa të verdhat përzihen me vaniljen. Të bardhat e vezëve përzihen me sheqerin dhe nga miksimi përftohet shkuma. Të verdhat e rrahura të vezëve përzihen mirë me çokollatën, bashkë dhe me shkumën e të bardhave. Çokollata aromatike nxirret nëpër gota, por para se të shërbehet, gotat duhet të mbahen së paku 3 orë në frigorifer. /living