Claudio Scorretti me ligjëratë në kryeqytet

Scorretti ka përvojë mbi 30 vjet në fushën e artit bashkëkohor. Scorretti jeton aktualisht në Zvicër dhe Itali dhe është i fokusuar kryesisht në promovimin e artistëve nga vendet në zhvillim, veçanërisht nga Evropa Lindore. Që nga viti 2013 ai është emëruar nga Luciano Benetton për të menaxhuar projektet e artit të Imago Mundi në Rumani, Hungari dhe Bullgari (që do të publikohen së shpejti). Në vitin 2015 ai do të menaxhoj të njëjtin projekt në 4 shtetet e ish-Jugoslavisë: Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedonia.
Imago Mundi është një projekt global i mbështetur dhe promovuar nga Luciano Benetton dhe Fondazione Benetton Studi Richerche, e cila përfshin, në baza vullnetare dhe jo-fitimprurëse, astistë të themeluar dhe artistë ne zhvillim nga e mbarë bota. Secili prej tyre ka krijuar një vepër, kufizimi i vetëm është formati 10×12 cm, kështu duke kontribuar në krijimin e një gjeografie të shquar artistike. /rtk/