Cikalleshi drejt Seria A, e kërkojnë Xhenova dhe Torino

 

Sokol Cikalleshi me shumë mundësi do të jetë futbollisti shqiptar i radhës që mund ta shohim sezonin e ardhshëm në një nga klubet e Serisë A.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tërhequr interesimin e dy dy klubeve mjaft të njohura siç janë Xhenoa dhe Torino të cilat janë vënë në ndjekje të futbollistit kavajas.

Lajmin e ka konfirmuar sot “Calciomercato.com” e cila raporton se këto dy klube janë duke kërkuar me ngulm shërbimet e Cikalleshit dhe kalimi i tij në Serinë A mund të bëhët që në merkaton e kësaj vere.

“Igli Tare është sulmuesi shqiptar i cili ka lënë  shenjë në Serinë A por mesa duket pasuesi i tij dhe ai që mund të përsëritë këtë sukses do të jetë Sokol Cikalleshi, një tjetër sulmues shqiptar i talentuar i cili ka rënë në syrin e disa skuadrave në Itali konkretisht të Xhenoas dhe Torinos dhe mund të transferohet në Itali shumë shpejt”, shkuan “Calciomercato.com”.