Chrome etiketon të pasigurta sajtet me HTTP

Chrome ka ndërmarrë disa masa për të informuar përdoruesit kur janë duke aksesuar një uebsajt të panekriptuar HTTP.

Sot Google tha se do të bënte një tjetër hap drejt përmbushjes së këtij qëllimi duke etiketuar sajtet HTTP si të pasigurta që nga Chrome 68, transmeton pcworld.

Një sajt I pasigurtë do të shfaqet si në imazhin e paraqitur mëposhtë.

Google thotë se është bërë goxha progres sa i takon kalimit të zhvillueve në HTTPS. Tashmë 68% e trafikut të Chrome në Android dhe Windows është i mbrojtur ndërsa mbi 78% në Chrome OS dhe Mac.

Gjithashtu 81 nga 100 sajtet më të mëdha në botë përdorin HTTPS. Me Lighthouse, Google ofron për zhvilluesit një paranoramë të përgjithshme të gjendjes së sajtit të tyre ku mund të shohin se cilat resurse janë në HTTP dhe cilat prej tyre mund të kalohen në HTTPS.

Chrome 68 pritet të debutojë në Korrik.

Lexo tjetër  Apple njofton se do të hedhë në treg iPhone 8 në ngjyrë të kuqe