Chelsea ndan 95 milion euro për dy futbollist

Mediat angleze shkruajnë se pronari Chelseat, Roman Abramovich, i ka dhënë trajnerit Antonio Conte 95 milion euro për transferimin e dy futbollistëve.

Mbrojtësi i Juves, Alex Sandro, është nja nga futbollistët më të kërkuar nga Conte, për të cilin është i gatshëm të ofroj 55 milion euro.

Poashtu Contes i pëlqen shumë edhe mesfushori i Monacos, Bokayoko, për të cilin strategu italian është i gatshëm të ofroj 40 milion euro.

Chelsea poashtu duhet të gjejë edhe një sulmues, dhe njëri nga Lukaku ose Morata do të zbarkojnë në klubin nga Londra për sezonin e ri./Drenicapress.info/