Chelsea marshon drejtë titullit (Video)

Chelsea po marshon drejtë titullit në Premier League, duke e mposhtur Stoke City me rezultat 2:1. Eden Hazard shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 39’, duke e dërguar në epërsi skuadrën e Jose Mourinhos. Gëzimi i lojtarëve të Chelseat zgjati pak minuta, pasi që Charlie Adam shënoi një euro gol nga 60 metra në minutën 44’. Fitoren për Chelsean e vulosi Loic Remy në minutën e 62’.
Me ketë fitore Chelsea arrin në numrin e 70 pikëve duke forcuar pozitën e parë./drenicapress/