Çfarë do t’i pyesnin të rinjtë liderët e Kosovës? (video)

Po të kishin mundësinë të flisnin me udhëheqësit e Kosovës, të rinjtë e vendit thonë se kanë shumë pyetje për ta.

Të rinjtë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se fillimisht do të kërkonin investime dhe ngritje të cilësisë në arsim dhe të sigurohen se pas shkollimit do ta kenë një vend pune.