Çfarë thotë BE-ja për dialogun Kosovë-Serbi?

Vazhdimi i dialogut me Beogradin, zbatimi i obligimeve që kanë dalë nga ky dialog mbesin obligime të Kosovës, pa marrë parasysh se kush do të jetë në krye të Qeverisë së ardhshme në Kosovë.

Së paku kështu i sheh obligimet e Kosovës Bashkimi Evropian, i cili në këtë dialog edhe e luan rolin e “lehtësuesit”, shkruan sot Koha Ditore.

Porositë e tilla janë shtuar ditëve të fundit pas zgjedhjeve në Kosovë, në pritje që të shihet se kush do ta formojë atë Qeveri.

Dhe bazuar në prononcimet e Ramush Haradinajt, i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN dhe të Albin Kurtit nga Vetëvendosja, e cila doli bindshëm partia më e madhe me numrin e ulëseve në Kuvend, nuk ka shumë optimizëm se gjërat do të ndryshojnë për të mirë në favor të asaj që pret Brukseli.

 
Loading...