Ç’farë dëshiron Shpend Kursani???

OPINION NGA FEHMI RAMA /  Dua t’ua kujtoj opinionit dhe gjithë protestuesve se njëri që doli në përkrahje të protestave kundër Jabllanoviqit është Shpend Kursani, i biri i Bashkim Kursanit punonjësit të UDB’së, i cili me vëllaun e tij,Vllazënimin katër të bijtë e Vllazënimit, po ashtu UDB’ash torturuan rininë.

Bashkim Kursani ishte shef në UDB dhe mori pjesë në torturimin e protestuesve të vitit 1981.

Vënia e emrave të fëmijëve është akt dëshire, i tillë që fëmijët ta bartin pastaj me vete përgjithnjë bekimin e prindërve, së bashku me përkatësinë e një kulture, një feje, ose të një vizioni fatlum të botës së nesërme. Këtë e bëri Gjyshi i Shpend Kursanit, Nazmi Kursanin oficer i lartë i OZN-së duke ja vënë emrat fëmijëve të tij, njërit Bashkim dhe tjetrit Vëllaznim, me këtë akt Nazmi Kursani vënte në spikamë dëshirën e flakët të Bashkim-Vllaznimit. Bashkim-Vllaznim thirrej kryemotoja e propagandës socialiste komuniste të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Nën këtë moto tentohej të ngritej një shoqëri multi-kulturore e disa popujve të cilët jetonin në brendi të kufinjëve të Jugosllavisë e dalur si marrëveshje e fuçive të mëdha në Jaltë.

Në thirrjen Shpënd Kursanit shkruan:

“Bashkeqytetare, shoke, e shoqe te dashtuna: a po bojme dicka per kete situate? Meqe nuk shoh bashkim e bashkepunim intelektual tjeter, mendoj se rruga e vetme ne keto rrethana eshte ta mbushim sheshin ne protesten e te merkures me 4 shkurt 2015 ne Prishtine, dhe ta renojme jo vetem kete pushtet, por kete sistem …”

Dmth,është i interesuar jo vetëm për protestë masovike,por dhe ndërrim të pushtetit madje dhe të sistemit. Ndërrimi i pushtetëve në demokraci bëhet me votën qytetare, ndërsa ndërrimi i Sistemit Qeverisës mund të bëhet në mënyra tjera demokratike të lejuara me ligj dhe Kushtetut e kursesi me demonstrata apo revolucion. Me fjalë të tjera Shpend Kursani nuk po kërkon vetëm rrëzimin e Qeverisë por rrëzimin e Sistemit Qeverisës, dmth t’i shpallë luftë Kosovës dhe të vë në dyshim pavarsinë e sajë. Thirrje të tilla vin nga i biri i Bashkim Kursanit.

Kursanët nuk mund të shkatrrojn Republikën e Kosovës, sado që të kenë tëndenca të tilla. Këto thirrje sigurisht i bënë nën direktivat e BIA-së si pasardhëse e UDB-së.

Ky pasardhës i Kursanëve le të më demantoj nëse nuk qëndrojnë këto, ai mund të më demantoj vetëm në rast se mohon se është i biri i Bashkim Kursanit.

Ndoshta ky njeri do ishte mirë të distancohet nga të bëmat antikombëtare të para ardhësve të tij.

Ja pjesë të veprimtarisë anti-kombëtare të Nazmi Kursanit:

Si i tradhtoi Nazmi Kursani, Ymer Berishen,Uke Sadikun, Marije Shllakun…!!!

Repartet e OZN-s famkeqe, duke e parë forcimin dhe autoritetin e fituar të grupeve të armatosura – tek masat popullore, në fund të vitit 1945 dhe gjatë vitit 1946-47, për shkatërrimin e tyre angazhoi oficerët më të stërvitur dhe bashkëunëtorët më të përgaditur, të cilët i hodhi brenda grupeve të armatosura. Deri në fund të vitit 1946, OZN-a me bashkëpunëtorët e vet “shqipëforlës” arriti të depërtoj në shumë grupe të rezistencës së armatosur dhe brenda një periudhe vranë ose përgaditën terrenin për tu vrarë 15 udhëheqës më të shquar dhe shumë të tjerë u kapën të gjallë për tu dënuar pastaj me pushkatim ose me burgim të rëndë .

Më 9 gjegjësisht më 12 shtator 1945 OZN-a nëpërmjet operativistit të tyre Nazmi Kursani, zbuloi vendstrehimin e bashkëluftëtarëve të U.Sadikut dhe të Y.Berishës, te Çeliat e Jellovcit afër Siçevës, dhe me këtë rast gjatë luftimeve jo të barabarta ranë heroikisht: Metë Dini, Smajl Hajdari, Ali Zeqiri, Mujë Ahmeti, Tafil Murati etj., kurse u plagosën: Alush Smajli, Sokol Ahmeti, Toger Rexhep Ismajli dhe Shaban Sadiku (vëllai i U.Sadikut) – i cili më pas vdiq në Gjurgjevik. Në këtë pusi u plagos edhe Marie Shllaku, e cila ra në duart e OZN-s . /Shkruan: Fehmi Rama

 
Loading...