Cenzurohet Ramiz Lladrovci nga seriali “O sa mirë”

Kryetari i Komunës së Drenasit, i shte pjesë e episodit të serialit vendor “O sa mirë”.

Për disa ditë rresht promo e episodit 121 të serialit “O sa mirë”, shfaqte edhe një skenë me Ramiz Lladrovcin.

Por gjatë mbrëmjes të së dielës, kur edhe është shfaqur episodi 121, Ramiz Lladrovci nuk është parë në asnjë skenë të serialit, shkruan Magazina.al

Komente të shumta në rrjetet sociale dhe Youtube, i janë drejtuar producentëve të serialit, me pyetjen se përse Lladrovci nuk u shfaq askund në këtë episodë.

Arsyet e “cenzurimit” të Ramiz Lladrovcit nuk dihen, ndërsa Magazina.al, ka provuar të kontaktoj edhe me regjisorin por që ende nuk kemi marrë përgjigje.

Lexo tjetër  Gllogoc, pas mosmarrëveshjes e bën gruan për QKUK, policia e arreston burrin