Casillas: Real madrid veproi mirë, Ancelotti më bëri nervoz

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka komentuar shkarkimin e Carlo Ancelottit.

Spanjolli, mbështet vendimin e drejtuesve, duke pretenduar se skuadra mbretërore, është një klub kërkues.

“Ky është një klub kërkues, dhe presidenti dhe bordi kanë marrë vendimin më të mirë”, tha Casillas për Cadena SER.

“Sidoqoftë, unë e falënderoj Ancelottin për atë që ka bërë ai për mua, edhe pse vitin e kaluar unë kam qenë nervoz me të, pasi nuk më inkuadronte shumë në lojë”.