Casillas largohet nga Porto, befason me kampionati ku do të luajë

Iker Casillas mund të largohet nga Porto duke u transferuar në Major League Soccer (MLS).

Nënkryetari i Major League Soccer (MLS), Lino di Cuollo ka konfirmuar kontaktet me portierin e Portos, Iker Casillas për transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish ylli i Real Madridit ka humbur statusin e titullarit tek skuadra portugeze, ku u transferua nga “Los Blancos”.

Dhe, e ardhmja e tij mund të jetë në MLS. “Ende nuk kemi marrëveshje të transferimit për sezonin e ri, por është e mundur. Ai ka kontratë me Porton, por ne kemi kontaktuar me menaxherët e tij”, deklaroi Cuollo.

Casillas së fundmi ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Porto.

Por, ai vështirë se do të pranojë të jetë rezervist, arsyeja për të cilën u largua nga Real Madrid.