CAS: Mali i Zi mund të s’kualifikohet, por çfarë do të ndodh me Shqipërinë?

 

Gjyqtari i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Sport në Lozonë, Luco Kolantuoni, ka dënuar incidentet e ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 mes Malit të Zi dhe Rusisë.
Që në minutën e parë kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta, kur tifozët vendas të Malit të Zi, qëlluan me pishtar në kokë portierin rus, Igor Akinfeev.
Gjyqtari Kolantuoni, ka paralajmëruar Malin e Zi për dënimet që mund t’i marrin, duke parashikuar edhe një përjashtim nga garat kualifikuese, transmeton Indeksonline.
“Unë flas për parashikimin tim, unë them se Mali i Zi do të humbas ndeshjen 3:0. Përveç kësaj, Mali i Zi mund edhe të s’kualifikohet. Nga pikëpamja ligjore, ajo që ka ndodhur në Podgoricë është një krim, dhe të gjithë personat që kanë marrë pjesë në të, duhet të dënohen”, ka thënë Kolantuoni.
E një rast për incident edhe më të madh në futboll, është dërguar në Gjykatën e Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Ky rast ka të bëjë me ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e 14 tetorit të vitit të kaluar.
Në këtë ndeshje janë parë incidentet më të mëdha viteve të fundit, kur tifozë vendas poshtuan fushën, dhe qëlluan lojtarët mysafirë, ndërsa nuk munguan edhe hedhjet e sendeve të forta nga tribuna.
Komisioni Disiplinor i UEFA, në vendimin e saj i ka dhënë fitoren Serbisë, por pastaj ia ka marrë tre pikët, për dështim të organizimit të një ndeshje./Indeksonline/