Caritasi i Zvicrës ndihmon edukimin parashkollor në Vushtrri

Në mënyrë që të promovohet edukimi gjithëpërfshirës parashkollor në Kosovë, në përputhje me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, Komuna e Vushtrrisë dhe Caritasi Zviceran nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për Projektin e Edukimit parashkollor në Komunën e Vuhtrrisë për periudhën 2015-2017, ka njoftuar komuna.

Sipas kësaj Marrëveshjeje, të cilën për Zyrën e Caritasit Zvicëran në Kosovë e nënshkruan Kreshnik Basha dhe Albert Bakalli,përgjegjës i projektit dhe kryëtari i Komunës ë Vushtrrisë , Bajram Mulaku e Musaj Tërbunja,drejtor i DKA, Projekti ka për synim të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në arsim parashkollor dhe mësimdhënie cilësore në Komunën e Vushtrrisë.

Caritasi Zviceran do të pajisë klasat parafillore me pajisje moderne dhe do të zbatojë trajnime profesionale për edukatore/mësuese parashkollore në përputhje me korrikulën dhe standardet e edukimit parashkollor në Kosovë.