Çahet dhe deformohet asfalti i rrugës në Bivolak të Vushtrrisë (FOTO)

 

Ka disa ditë që në një pjesë të rrugës që lidh fshatin Bivolak të Vushtrrisë me Hamidinë e Obiliqit është deformuar dhe çarë asfalti, ndërsa zyrtarë komunalë vushtrrrias fajin për këtë dëmtim ua lënë reshjeve të fundit.
Gjendjen e keqe të kësaj pjese të rrugës në Bivolak e raportoi një qytetar në platformën antikorrupsion KALLXO.com.
Gentian Saraçi që kalon pothuajse çdo ditë në segmentin e dëmtuar të rrugës që lidh fshatrat e Vushtrrisë me ato të Obiliqit thotë se qarkullimi gjatë natës bëhet shumë vështirë.
“Natën është shumë problem për të kaluar dikush që nuk e din terrenin, sepse ana e poshtme është shembur bukur shumë, domethënë vetëm një pjesë lart ka mbetur e kalueshme”, rrëfen Saraçi.
Çahet dhe deformohet asfalti i rrugës në Bivolak të Vushtrrisë (FOTO)
Nexhat Merovci, menaxher i kontratave të projekteve kapitale në Komunën e Vushtrrisë, pjesë e Drejtorisë së Urbanizmit, fajin për shembjen e një pjese të rrugës ua lë reshjeve të fundit.
“Në këtë segment të rrugës si pasojë e të reshurave atmosferike të theksuara në kohën e fundit, ka ardhë deri te rrëshqitja e dheut, do të thotë kemi një deformim të rrugës së asfaltuar. Do ta vërtetojmë se a kemi rrjedhje të gypave nëntokësorë, apo është si pasojë e të reshurave të mëdha,” shpjegon Merovci.
Ai përjashton mundësinë e çarjes së asfaltit për shkak të punëve të kryera keq.
“Nuk ka ndodhur si pasojë e kualitetit të punimeve, por si pasojë e të reshurave, pra sasisë së ujit të tepruar”, thotë Merovci.
Për ta shikuar gjendjen e rrugës kanë dalë kryetari dhe nënkryetari i Vushtrrisë Bajram Mulaku e Shpëtim Zhegrova, bashkë me drejtorë tjerë komunalë.
Rrugës i janë vendosur shenjat e rrezikshmërisë dhe është bërë plan për sanim të saj.
“Kemi ndërmarrë hapa preventivë duke vendosur shenjat e rrezikshmërisë, pastaj kemi bërë një përshkrim të punimeve se si ta sanojmë dhe shpresojmë se më së largu një muaj ajo pjesë do të sanohet, do të mbushet me zhavor, do të ngjeshet dhe do ta bëjmë të kalueshme për banorët,” zotohet Merovci,  menaxheri i projekteve të komunës.
Image
Por Sami Istrefi, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Vushtrrisë për shkak të buxhetit nuk premton që kjo pjesë e rrugës të riasfaltohet këtë vit.
“Është e pajustiufikueshme ajo gjendje e rrugës, mirëpo të jemi të sinqertë se mund të ndodhë që për këtë vit asfalt nuk do të ketë për atë segment të rrugës që ka rrëshqitë dheu, sepse nuk është e planifikuar, por do të ketë mbushje të asaj pjese dhe do të rregullohet që mos të ketë rrezik as për udhëtarët me vetura, as për këmbësorët se vërtet paraqet rrezik ajo pjesë”, deklaron Istrefi.
Menaxheri i projekteve Nexhat Merovci thotë se akÇahet dhe deformohet asfalti i rrugës në Bivolak të Vushtrrisë (FOTO)tualisht rruga në segmentin e dëmtuar është e kalueshme vetëm në një drejtim.
“Për momentin ajo pjesë e rrugës afër 60 metra është e kalueshme vetëm njëdrejtimshe, në atë pjesë banorët duhet ta presin njëri-tjetrin që të kalojnë”, u shpreh Merovci. /Kallxo.Com/

Image