Bylykbashi falenderon qytetarët dhe tregon për rritjen e VV-së në Drenas

Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Sokol Bylykbashi, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-zja, ka falenderuar të gjithë qytetarët e Drenasit.
Asambleisti i kësaj partie në KK të Drenasit, ka treguar edhe për rritjen e VV-së në këtë zgjedhje dhe numrin e asambleistëve nga kjo parti.

Postimi i Sokolo Bylykbashit:

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për kuvende komunale. Sipas KQZ-së, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë dy ulëse në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Lëvizja ka shënuar rritje të votës për Kuvendin Komunal për 45.39%, në raport me zgjedhjet lokale të vitit 2013. Sigurisht që kemi pritur që do të fitojmë më shumë ulëse në KK, por rrjetet klienteliste të partive tjera e kanë devijuar në masë të madhe vullnetin e qytetarëve. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, unë dhe Florentina do të jemi zë i fuqishëm opozitar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm qytetarë.

Faleminderit qytetarëve të Drenasit për përkrahje.