Bulliqi do të kandidojë për kryetar të Podujevës, nëse jo nga LDK, shqyrton ndërrimin e partisë ose..

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Shpejtim Bulliqi pritet të kandidoj për Kryetar të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar vet ai për Llapi.info duke thënë se nëse nuk i jepet hapësirë nga dega e LDK-së në Podujevë dhe i mbyllen të gjitha rrugët i duhet të mendoj për rrugë tjera si kandidat i pavarur pa përjashtuar edhe largimin nga kjo parti ose kandidimin nga ndonjë parti tjetër, shkruan Llapi.info.

Megjithatë, Bulliqi u tregua i gatshëm që të angazhohet për partinë e tij, pjesë e të cilës është që nga themelimi, ndërsa nëse nuk epet hapësirë ai tha se duhet ndërmarrë hapa tjerë.

“Unë aktualisht jam anëtar i kryesisë së degës së kryesisë në Podujevë. Dhe derisa të ka kushte dhe hapësirë me punua brenda dhe përbrenda  LDK-së në Podujevë unë do të angazhohem atu. Por në rast se mbyllen të gjitha mundësitë e bashkëpunimit në frymën demokratikë që vendimet të jenë në mënyrë demokratike atëherë sigurisht që duhet me mendua pastaj me tutje se çka të veproi.”, tha ai.

Sa i përket ofertave të partive tjera që të jetë kandidat i tyre për kryetar të Podujevës Bulliqi tha se për këtë çështje nuk kanë diskutuar ende me asnjë parti politike, duke përmendur kështu edhe ofertat e partive tjera për kandidat për deputet.

“Unë nuk kisha dua t’i përmend por dihet shumë mirë e kam thënë publikisht se kam pasur oferta nga të gjitha subjektet politike më herët që të jem pjesë e listës kandiduese të tyre në parlamentin e Kosovës, mirëpo për çështje të tjera ne nuk kemi diskutuar, nuk ka qenë ajo çështje në rëndin e ditës”, tha ai.

I pyetur nëse kryetari i Podujevës Agim Veliu i cili jo rrallë herë e ka kritikuar Bulliqin për punën e tij, do ta mbështesë atë, Bulliqi tha se kjo çështje do të shihet në muajt në vijim duke thënë se është i interesuar që së bashku me strukturat e LDK-së ta kthejnë LDK-në në vendin ku i takon.

“Atë çështje do ta shohim në ditët dhe muajt në vijim, ne sigurisht jemi të interesuar që të kthejmë LDK-në në atë vendin ku e ka dhe ku ka qenë me një punë të gjithanshme me gjithë strukturat e LDK-së. Askujt nuk mund të ia cenojmë të drejtën me qenë pjesë e kandidimit dhe pjesë e zgjedhjes në të ardhmen e afërt. Sigurisht që puna ime dhe angazhimi im do të shkoi në këtë drejtim. Ta shohim se si do të zhvillohet procesi tutje”, tha Bulliqi.

Ndërkaq, Bulliqi në një intervistë për TCH ka shprehur akuza të rënda ndaj kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetarit Agim Veliu.

Ai ka thënë se këta dy persona e kanë uzurpuar partinë, duke e menaxhuar kryekëput për interesa personale dhe interesa klani. Duke shtuar se këta të dy janë fajtorë për rezultatin e 11 qershorit.

 
Loading...