Britaniku i kamur i lë pasurinë MARRAMENDËSE shqiptarit që i sherbeu në PRAG të vdekjes

Joane Thompson një grua 79 vjeçare nga Pembrokshire kishte jetuar plot 42 vite me Wynford Hodge deri në vdekjen e tij në moshën 94 vjeçare në vitin 2017. Ish bashkëshorti I saj I cili ishte pronar I një ferme dhe një parku të karvanëve në vlerë prej 1.5 milion funtesh, e la gruan pa asnjë cent. Ai vendosi tija lë pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit të viteve të fundit jetës, shkruan Daily Mail.

Tashmë i ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij. Kishte dhënë edhe një arsyetim se Joana, ish gruaja ishte mirë me financa dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.

Joane e cila jetonte në shtëpi pleqsh iu drejtua gjykatës nga e cila kërkoi që ta kthente pasurinë e familjes dhe gjithë atë tokë që ish bashkëshorti ia kishte lënë dy qiraxhinjve të tij.

E gjykatësi në mënyrë efektive  me anë të një ligji të veçantë ri-shkroi vullnetin e biznesmenit të pasur që vdiq pa i lënë asgjë gruas, duke i dhënë zonjës Thompson një vilë në pasuri me vlerë 225,000 paund.

Ajo gjithashtu do të marrë pothuajse 190,000 funte në para të gatshme për të paguar për rinovimin e vilës.

Hodge, plaku i cili vuante nga kanceri i prostatës, bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij, e më pas i dërgoi ato në Gjykatën e Lartë në Cardiff.

Në spital pak para se të vdiste, ai i kishte thënë gjykatësit dhe gruas që të mos shqetësohen  pasi ajo do t’ia dilte mbanë.

Por, në testamentin e fundit të cilin ai e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016 la gjithçka që kishte në duart e dy banorëve Karla Evans dhe Agon Berisha.

Çifti me mirësi u bënë milionerë të menjëhershëm pas vdekjes së Hodge.

Lexo tjetër  Zaev: Nuk besoj që do të ketë gjakderdhje rrugëve të Maqedonisë

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël, shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e plakut. Ata më vonë filluan t’i ndihmonin plakut pa rrogë dhe nisën ia kryenin pazaret që ai kishte.

Megjithatë gjykatësi i rastit urdhëroi që njëra pronë që ishte e burrit të plakës të transferohej tek ajo.

Plaka mori edhe disa përfitime tjera nga vendimi i gjykatës