Brazili njeh pretendimet armene

Brazili është vendi i dytë i Amerikës Latine, i cili njohu pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915

Ligjeve të miratuara nga ana e parlamenteve në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 iu shtua edhe një e re.

Parlamenti i Brazilit, vend ky me ekonomi më të madhe në Amerikën Latine, miratoi ligjin me anë të të cilit njihen pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Vendimi në fjalë u mor me vota unanime në Parlamentin Federal të Brazilit që është dhoma e lartë e organit ligjvënës në këtë vend.

Në këtë mënyrë Brazili u bë vendi i dytë në Amerikën Latine pas Argjentinës, e cila i njohu pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Ndërkaq Brazili është vendi i 24-të në botë i cili njohu pretendimet në fjalë.