Blerta Deliu: lidershipi i partisë vendos për listën

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se nuk ka mospajtime brenda këtij subjekti rreth listës zgjedhore dhe se shumë shpejt pritet të përfundojë lista me kandidatët për deputetë.

Kurse, ish deputetja Blerta Deliu nuk ka dashur të flas nëse do të jetë në listën e PDK-së, duke thënë se ua kanë lënë lidershipit të partisë të vendos për listën.

Mediet kanë raportuar se Hajredin Kuçi, Besim Beqaj dhe Justina Pula kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nisma-n.

Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në listën e cila është tkurrur shumë, pas hyrjes në koalicion me AAK-në, Nimsën dhe 10 parti të tjera më të vogla.

 
Loading...