Bie nga shtylla, ndërron jetë elektricisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Kalista” në Libohovë. Elektriçisti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Vangjel Zera është aksidentuar teksa ishte duke punuar në një shtyllë.

Edhe pse u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, për fat të keq ai ka ndërruar jetë.

Për momentin janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet nëse Zera ishte duke punuar në rrjetin e ri të shpërndarjes që po bëhet në Libohovë, apo në ndonjë defekt të rastit.

Si një elektricistë i vjetër ai ishte një prej njohësve më të mirë të linjave dhe problemeve në rrjetin e shpërndarjes në zonën e Libohovës, Zagories, Labovës dhe gjithë fshatrave përreth.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet, ndërkohë që trupi i viktimës ndodhet në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizëz mjeko-ligjore.

– See more at: http://lajmi.net/bie-nga-shtylla-nderron-jete-elektricisti/#sthash.9feFsMVc.dpuf – See more at: http://lajmi.net/bie-nga-shtylla-nderron-jete-elektricisti/#sthash.9feFsMVc.dpuf

 
Loading...