Besnik Tahiri i AAK-së proteston edhe në Jordani!

Anëtari i Kryësisë së AAK-së, Besnik Tahiri i cili po qëndron Aman të Jordanisë, si pjesë e institutit amerikan për vetëqeverisje lokale, NDI.
Mirëpo, përveç ligjerimeve në këtë shtet arab, Tahiri po ashtu e ka shfrytëzuar rastin të merr pjesë në protestën e organizuar nga Qendra Nacionale për të Drejtat e Njeriut si shenjë solidarizimi dhe nderimi për Pilotin Jordanez në Aman.
Gjatë qëndrimit në Amman vendosa të marr pjesë në protesten e organizuar nga Qendra Nacionale për të Drejtat e Njeriut si shenjë solidarizimi dhe nderimi për Pilotin jordanez që u ekzekutua mizorisht. Me këtë rast shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta organizatorëve dhe deputetëve prezent”, ka shkruar Tahiri në Facebook.