Besnik Sulku në përpelitjet e fundit të jetës

Një video e regjistruar nga kalimtarët e rastit tregon Besnik Sulkun në grahmat e fundit. Në pamje, 33-vjeçari është i mbytur në gjak ndërsa pak metra larg tij qëndron një punonjës i Policisë së Shtetit.

besnik sulku okVideo në fjalë është publikuar nga televizioni “News24”. Sulku u qëllua për vdekje nga Markelian Doçi si kundërpërgjigje ndaj atentatit ndaj xhaxhait të tij, Mentor Lufit.

Në ngjarjen horror të ndodhur më 26 maj mbetën të vrarë tre persona. Fillimisht u qëlluan për vdekje Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, të cilët u sulmuan me armë nga Besnik Sulku dhe italiani Salvatore Leticia.

dociNdërsa Lufi dhe Goxhaj mbetën të vdekur nga prita që i bëni Sulku dhe Leticia, Besnik Sulku u vra nga kundërpërgjigja e nipave të Lufit. Markelian Doçi qëlloi për vdekje Sulkun ndërsa italianin Leticia e përplasi me makinë.