Besim Karpuzi nga Shala e Lipjanit që mahniti jurinë në “The Voice Kids” në Gjermani (VIDEO)

Kosovarët vazhdimisht marrin pjesë nëpër edicione këndimi jashtë vendit dhe na bëjnë krenar me sukseset që arrijnë.

Këtë gjë edhe njëherë na e ka dëshmuar drenicasi 13 vjeçar, Besim Karpuzi nga Shala e Lipjanit, shkruan Indeksonline.

Në paraqitjen e tij në “The Voice Kids” në Gjermani, Karpuzi mahniti jurinë me këngën “The Rainbow Connection”.

Ndryshe, Besimi është nipi i Xhavit Drenorit, asamblistit të zëshëm të Drenasit. Motra e tij ka qenë këngëtare në Shoqërinë Kulturore Artistike “Rilindja” në Dobroshec dhe ka marrë pjesë në gara si akordet e Kosovës në vitet 88-92./Indeksonline/

Lexo tjetër  Gjendet një mjet shpërthyes në Skenderaj