Besart Berisha fal namazin e xhumasë (Foto)

Top golashënuesi në ligën australiane te futbollit, kosovari Besart Berisha, gjatë vizitës së tij në Kosovë, nuk ka lënë anash as obligimet fetare.

Ai sot (të premten) e ka falur namazin e xhumasë, në xhaminë e cila ndodhet brenda objektit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndryshe, Berisha njihet si njëri nga sulmuesit më të mirë shqiptarë në dekadën e fundit. /Telegrafi/