Besart Berisha blen banesë nga pronari i Feronikelit, vlera 500 mijë euro (FOTO)

Besart Berisha është duke shijuar në maksimum pushimet pas një sezoni fantastik me Melburne Victory ku u shpall kampion i Ligës Australiane.

Ai tashmë ka blerë një banës në bregdetin e Budvas në Mal të Zi.

Siç mëson Indeksonline, çmimi i banesës kap shumën e gjysmë milioni euro.

Ai këtë banesë e ka blerë nga pronari i Feronikelit, Naser Ramaj.

Besart Berisha po afrohet edhe më shumë me vendlindjen që i ka mungur që kur u transferua në kontinentin e largët.

Kujtojmë se Besart Berisha ka zhvilluar një ndeshje për Kosovën.

  

Lexo tjetër  Qytetarët nuk i blejnë pronat e lëna hipotekë