Berisha në portë kundër Juves në finale

Etrit Berisha Lazio - Roma 07-11-2013 Stadio Olimpico - Football Calcio Europa League 2013/2014 - Group Stage, group J - Lazio - Apollon Foto Andrea Staccioli / Insidefoto

 

Etrit Berisha do të jetë titullar në duel me Juventusin për finale e Kupës së Italisë në futboll.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Lacios, Stefano Pioli.

“Berisha do të jetë në portë për Kupë, Marchetti është portier në Serie A. Ne kemi dy portierë të mrekullueshëm”, tha trajneri Pioli

Lazio dhe Juventus, nesër do të kërkojnë titullin e Kupës së Italisë, duke filluar nga ora 20:45.