Berisha: Mungesa transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal të Drenasit, zbeh transparencën në Komunën e Drenasit!

Të dashur qytetar të Drenasit, të dashur përkrahës, siç e dini ne sapo kemi filluar mandatin e ri si Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit, institucion ky me i larti vendimmarrës në nivel Komune. Puna jonë në Kuvend përveç se ka filluar me disa vështirësi jo të zakonshme po përcillet edhe me një tendencë të këqe të “izolimit” mediatik të Kuvendit Komunal të Drenasit duke mos ndarë mjete nga buxheti komunal për pagesë ndaj televizionit lokal për incizimin dhe transmetimin e seancave komunale siç është bërë tani e vite me radhë. Mendoj se kjo që bën Komuna e Drenasit është absurditet i llojit të vet dhe është e papranueshme për kohen që po jetojmë, ku zhvillimi teknologjik jo vetëm në vendin tonë por mbarë boten ka arritur në atë nivel sa që edhe mundësitë për transmetimin madje të drejtpërdrejte (live) të seancave komunale janë lehtësisht të mundshme.

Konsideroj se një gjë e tillë është duke u bërë me qellim dhe plotë vetëdije nga pushteti aktual duke u munduar ta fshehin para qytetareve mungesën e “seriozitetit institucional” të tyre në mbledhje komunale, e po ashtu në ketë mënyrë edhe duke evituar veten e tyre nga paraqitjet qesharake që ata i bëjnë gjatë seancave të ndryshme komunale. Tanimë është e dituar se disa nga momentet në seancat e Kuvendit Komunale të Drenasit janë bërë “hit” në internet duke u shikuar dhe shpërndarë me të madhe gjithandej nëpërmjet portaleve të ndryshme satirike. Pavarësisht të gjitha këtyre konsideroj se është e papranueshme mungesa e transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal të Drenasit nga televizioni i vetëm lokal që kemi “Star TV”, sepse qytetarët e Drenasit nëpërmjet kësaj dritare informative përveç se i përcjellin zhvillimet komunale, ata i monitorojnë edhe të zgjedhurit e tyre në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Lexo tjetër  Gjenerali nga Drenica, Shaban Shala një Kolos i çështjes Kombëtare

Personalisht do të kërkoj në kuadër të përgjegjësive të mia si Asambleist, që kjo çështje të rregullohet përfundimisht nëpërmjet ndryshimit të Rregullores nr.12-031-20403/2014 për transparencë dhe qasje në dokumente publike ose me ndonjë akt tjetër të cilin do e nxjerr Kuvendi Komunal i Drenasit. Me ketë rast iu bej thirrje të gjithë kolegeve Asambleist pa dallim partie apo subjekti politik por edhe të gjithë qytetareve të Drenasit të ushtrojmë ndikimin e tyre në rritjen e transparencës komunale duke i kontribuar kështu edhe zhvillimit të demokracisë në Drenas.

Autori i shkrimit është Asambleist në KK Drenas.