Berat Buzhala ka fjalë të mëdha për Drenicën, në Ditën e Çlirimit të Skenderajt

Gazetari Berat Buzhala i ka uruar Skenderajt ditën e çlirimit. Mirëpo arsyeja e këtij urimi, sipas Buzhalës, është kjo fotografi e realizuar në Drenicë para luftës në Kosovës ku shihen Adem e Hamëz Jashari, Sami Lushtaku etj.

Sipas Buzhalës, kjo është një ndër fotografitë unike të cilën do ta botonte secila magazinë e njohur botërore.

Lexoni statusin e Berat Buzhalës:

Sot koka dita e clirimit te Skenderajit

Sigurisht qe nuk e pata ndermend me jau uru kete dite Drenices Kuqe, sepse nuk ua kam uru as komunave tjera.

Arsyeja perse po shkruaj eshte kjo foto. Nuk kam pa asnje foto tjeter nga lufta, te pjesetareve te UCK’se, sikur kjo. Secili ma karakter se tjetri. Nje te tille, jam i bindur se do ta kishte botuar ne faqe te pare te saj secila gazete ose magazine e famshme boterore. Duket pak si e revolucionareve latin, ama keta burrat ketu jane ma korpulent. Pastaj renditja. Sikur me dite qe po pozojne per historine. Disa prej tyre e kane dhane jeten, disa jo, por jo pse nuk kane qene te gatshem.

Pra, drenicakë urime dita e çlirimit. Kerkush ma shume se ju nuk ka dhane per Kosoven gjate historise 100 vjecare.

Buzhala: Foto historike, secili ma karakter se tjetri

 
Loading...