Benitezi, Napolit: Ma boni hallall, unë po largohem!

 

Rafael Benitez ka bërë të ditur se do të largohet nga posti i trajnerit të Napolit, pas përfundimit të sezonit në Serie A. Ai pritet të transferohet në Real Madrid.

“Siç e dini, kontrata ime do të skadojë të dielën. Dua t’i falënderoj të gjithë, presidentin, klubin, dhe gjithë tifozët për aventurën dyvjeçare në Napoli”, deklaroi Benitez gjatë një konference për shtyp.

Strategu spanjoll konsiderohet si favorit kryesor për pasardhës të Carlo Ancelottit në Real Madrid.