Benitez e do në skudren e tij Real Madrid këtë lojtar

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti është objektivi numër një i Real Madridit, gjatë afatit kalimtar të verës.  Real Madrid kërkon Marco Verrattin.

Mesfushori i Paris Saint-Germain nuk është një alternativë, një prej shumë emrave të përfolur si përforcime të mundshme, por objektivi kryesor.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, drejtuesit e Los Blancos kanë identifikuar Verrattin si përforcimin e parë për trajnerin e ardhshëm Rafael Benitez, i cili pritet të emërohet në detyrë në javën e ardhshme.

Reprezentuesi italian ka kontratë me PSG-n deri në verën e vitit 2019.