Bekim Jashari në terren, inspekton punimet në fshatin Burojë dhe Klinë e Poshtme

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari së bashku nënkryetarin z. Nuredin Lushtaku dhe Drejtoreshën e Urbanizmit znj. Sanije Ahmeti, për t’i parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve në trasimin dhe asfaltimin e rrugëve, ka inspektuar punimet në fshatin Burojë dhe Klinë e Poshtme ku janë duke ndodhur këto punime.

Loading...

Kryetari Jashari theksoi se po punohet intensivisht që të arrihet afati kohorë për asfaltimin e këtyre rrugëve, si dhe të gjitha këto projekte që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen me cilësi dhe kualitet të lartë, ashtu sipas standardeve të parapara në planet implementuese.

Komuna e Skenderajt po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj tashmë kanë nisur punimet në ndërtimin e disa rrugëve në disa lagje të qytetit dhe të fshatrave të komunës së Skenderajt.

Lexo tjetër  Grupi i tifozërisë “Torcida” aksion pastrimi në këtë pjesë të qytetit [Foto]