Bekim Haxhiu: Unë insistova nga fillimi që stadiumi të ndërtohet në Drenas për këto asrsye

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu, ka ururar qytetarët e Kosovës për vendimin e ndërtimit të Stadiumit Nacional në Drenas, transmeton Drenica Press.

Ai ndër të tjera shtoj se nga fillimi i është interesuar që ky stadium të ndërtohet në Drenas për shumë arsye që janë përparësi të këtij vendi ndaj lokacionit në Bernicë të Obiliqit.

Drenica Press ju sjellë urimin e plotë të Bekim Haxhiut

“Urime hapi i parë zyrtar për ndërtimin e Stadiumit Nacional në Drenas.
Nga momenti i parë kur Komuna e Prishtinës dështoi të ofrojë hapësirë për ndërtimin e Stadiumit Nacional në Kryeqytet, ndërsa ish Qeveria e kaluar ofroi një lokacion jashtë Prishtinës në fshatin Bernicë në një zonë afër Obiliqit, unë e kam kundërshtuar atë lokacion me arsye në baza parimore të cilat i kam paraqitur në shkrimet e kaluara.
Lokacioni sot i vendosur në Sankoc në Komunēn e Drenasit ishte propozim i imi që nga viti 2016, andaj falenderoj të gjithë ata që mbeshtetën këtë propozim i cili do të jet në shërbim të zhvillimit të futbollit në Kosovë.
Urime të gjithë futboll dashësve hapi i parë për ndërtimin e stadiumit nacional, i cili do tē jetë njëjtë i qasshëm për të gjithë shikuesit e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu kërkoj që të vazhdohet puna për përgatitjen e stadiumeve në Prishtinë dhe Mitrovicë për kategorinë e katërt sipas kritereve të FIFA-s dhe UEFA-s që ato të jenë të gatshme për garat zyrtare ndërkombëtare.”