BE’ja i kërkon Kosovës përqendrim në zbatim të MSA’së

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, duke përmendur zërat për zgjedhje të parakohshme, tha se institucionet duhet të fokusohen në zbatim të MSA-së.

Në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, kërkoi fokusim në zbatim të MSA-së.

“Për muaj flitet për zgjedhje të parakohshme, por unë besoj në fokus të përqendruar të institucioneve që të ketë rezultat kjo marrëveshje në implementim”, tha Apostolova.

Zgjedhjet i përmendi edhe bashkëkryesuesi i punës së komisionit Tonino Picula.

“Në muajt që po vijnë vendi juaj do t’i mbajë zgjedhjet lokale dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë edhe ato parlamentare”, tha Picula.

Apostolova më tutje foli për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit dhe vazhdimin e luftimit të korrupsionit, si dy kushte të mbetura për liberalizim vizash.

Apostolova kërkoi edhe unitet dhe punë të institucioneve.

“Kosova duhet të punojë me shumë zell, përkushtim e unitet”, tha Apostolova. /kallxo.com

 
Loading...