Bëhu edhe ti mik i Tokës!

Këtë të diel, më 22 prill, është Dita e Tokës, ditë kjo që duhet të na shërbejë për ngritjen e vetëdijes sonë lidhur me rëndësinë që ka mjedisi.

Komuna e Prishtinës ka planifikuar një varg aktivitetesh, si në vijim:

08:00 – 10:00

Ecje dhe vrapim nga fillimi i Parkut të Gërmisë deri në fshatin Butovc (Villa Hamari), dhe kthimi mbrapa;

09:00 – 12:00

Mbjellja e luleve nga klubet e gjelbra të shkollave fillore dhe institucioneve parashkollore;

10:00 – 11:00

Sesioni i parë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në parkun e Gërmisë;

12:00 – 18:00

Mbjellja e drunjve dhe pastrimi i hapësirave ne lagjet e qytetit nga “miqtë e Tokës”;

Lokacionet për mbjelljen e drunjve:

–          13:00 – Sheshi “Edit Durham”;

–          14:00 – Oborri i Fakultetit Teknik;

–          15:00 – Rruga “Ilaz Kodra”;

–          16:00 – Rruga “Agim Ramdani”.

19:00

Shfaqja e dokumentarit “Before the Flood” në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”;

20:30

Sesioni i dytë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”. /Lajmi.net/

Lexo tjetër  Më 27 qershor deputetët shkojnë në veri të Mitrovicës