Befason Low, e fton Mustafin, JO Neuerin, Kroosin e Mullerin!

Joachim Low e ka shpallur listën e kombëtares për dy ndeshjet e radhës të Gjermanisë, ndeshjen me SHBA-në dhe Gjibraltarin. Në listë befasisht nuk është Manuel Neuer, Thomas Muller e Toni Kroos, por që ka vend për Shkodran Mustafin.

Low ka sqaruar se treshja e famshme e Gjermanisë janë lënë jashtë liste pasi që ka vendosur ti pushoi sepse kanë patur angazhime të mëdha me skuadrat e tyre në Evropë./Indeksonline/