Befasia e radhës e Ferronikelit, për 15 min 4 gola

Ferronikeli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 4:0, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Të katër golat Ferronikeli i shënoj për 15 minutat e fundit. Serinë e golave e hapi Lapidar Lladrovci në minutën e 75’, ndërsa Mendorim Olluri shënoi dy gola në minutat 80’, 83’, kurse fitoren për Ferronikelin e vulosi Lulëzim Doshlaku në minutën e 90’.
Ferronikeli mbetet lider me 40 pikë në tabelë./Drenicapress/