Befasi: Ky televizion kosovar e transmeton Superligën turke dhe Bundesligën këtë sezon

Kujtesa ka siguruar të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës turke dhe Bundesligës gjermane.

Superliga turke sjell tri ekipet e mëdha turke në transmetime direkte vetëm në Kujtesa përfshirë kampionin aktual Beshiktash, ekipin më të trofeshëm turk Gallatasaray dhe ekipin tjetër të njohur Fenerbahce.

Kujtesa do të përkujdeset që të transmetoj të gjitha ndeshjet e këtyre tri ekipeve kur dihet se këto ekipe kanë tifozëri të flaktë edhe në Kosovë. Fansat kosovar janë të përgatitur për atmosferat drithëruese që ofrojnë stadiumet turke të njohura për zhurmat me shumë decibelë.

Gjatë muajit gusht 2017, Kujtesa filloi me transmetimet direkte të ligës gjermane Bundesliga dhe kjo risi u mirëprit nga tifozët e ekipeve gjermane në Kosovë.

Vikendet janë me plotë ndeshje përfshirë gjigantin gjerman Bayern Munich dhe ekipet tjera të njohura Borussia Dortmund, Schalke, Bayer Leverkusen, Werder Bremen, etj.