BE: Deklaratat e Ramës dhe të Thaçit për bashkimin të papranueshme

Deklatatat e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe të Ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin janë provokim i papranueshëm dhe nuk janë në harmoni me politikën e bashkëpunimit në rajon, ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kociançiç.
Në komunikatën për medie të publikuar sot në mëngjes, Kociançiç ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama se me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës ka biseduar mbi “bashkimin klasik të Kosovës dhe Shqipërisë”, nëse Tirana dhe Prostina nuk ia dalin që të bashkohen në kuadër të BE-së.
“Nënvizojmë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane e cila është vërtetuar në nivelin më të lartë”, ka porositur Kociançiç, duke shtuar se Bruskeli prêt nga të gjithë në rajon që të zhvillojnë politikë të pajtimit dhe të bashkëpunimit të fqinjësisë së mire, transmetojnë mediat serbe.
“Të gjitha deklaratat provokative të cilat janë në shpërputhje nga kjo politikë janë të papranueshme”, ka deklaruar zëdhënësja e Përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme Federika Mogerinit dhe e komesarit për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerimin Johanes Han.