Bazaj tregon se kush e quajti Lladrovcin tupan dhe më pas e larguan prej ambasadori!

Ramiz Lladrovci është larguar nga ambasada e Kosovës në Tiranë me kërkesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Kështu thotë Naim Bazaj, bashkëpartiaku i Ramiz Ladrovcit.

“Qëllimi i tij në atë kohë ka qenë me i shantazhu, sepse në atë kohë ka qenë ambasador në Shqipëri dhe Edi Rama kërkoi ta largonte prej Shqipërisë, sepse absolutisht ky njeri ishte tupan; bile kështu thotë [Edi Rama v.j] në inçizim: ‘Ky tupan nuk më duhet në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri’”, ka thënë Bazaj për Insajderin.